Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në Lungomare të Vlorës.
Sipas burimeve spitalore, e reja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pothuajse pa shenja jete.
Mjekët e reanimacionit bëjnë me dije se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.
Ndërkohë, familjarët janë shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur shenja të depresionit.
A.B., 28 vjeçe ishte nënë e dy fëmijëve. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet.





