Blutë e Lezhës kanë vënë në pranga një 21-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti grabitën xhirot ditore në 12 subjekte.
Arrestimi i të riut u krye pas denoncimeve të shtetasve të prekur nga kjo veprimtari e paligjshme e dy të rinjve.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.
Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.





