Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Dhërmi. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë përgjatë këtij aksi rrugor.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Katër të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po vijojnë trajtimin në spital.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.






