Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim.

Autorët kanë kërcënuar punonjësin e karburantit me çifte dhe kanë arritur t’i marrin xhiron ditore rreth 20 mijë lekë të rinj.

Raportohet se autorët kanë lëvizur në këmbë për të kryer grabitjen.