Një aksion kundër call centareave mashtrues është zhvilluar sot nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe autoriteteve austriake. Bëhet me dije se gjatë aksionit janë ‘goditur’ dy call centera pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet.
Në ambientet e këtyre dy call centerave janë gjetur kompjutera që përdoreshin për aktivitetin e mashtrimit, si dhe operatorë që punonin aty. Sa i përket këtyre të fundit nuk dihet nëse janë arrestuar apo jo.





