Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për organizimin e koncertit të Kanye West ishte një vendim i domosdoshëm për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë dhe për të shmangur pasoja më të mëdha ekonomike.
Sipas Ismailit, ka qenë vetë kryeministri ai që ka bërë të ditur se vendimmarrja është marrë “in extremis”, pas shtimit të rrezikut për anulimin e koncertit. Ajo tha se një investim i madh në rrjetet sociale, i shoqëruar me komente dhe reagime negative, si edhe protestat e zhvilluara, ndikuan në rritjen e mundësisë që eventi të mos mbahej.
“Ky është një koncert që e vendos Shqipërinë në një tjetër standard në arenën ndërkombëtare. Është e vërtetë që u dhanë 4 milionë euro, por nëse koncerti do të anulohej, humbja do të arrinte në rreth 11 milionë euro”, u shpreh Ismaili.
Ministri theksoi se përfitimet nga zhvillimi i koncertit janë të shumëfishta, jo vetëm për ekonominë, por edhe për promovimin e imazhit të vendit.
Sipas tij, anulimi i koncertit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për reputacionin e Shqipërisë dhe do të ndikonte negativisht edhe në sektorin e turizmit.





