Çështja e Erion Veliajt kthehet problem edhe për Gjykatën e Lartë, ku së fundmi mësohet se është ndryshuar relatori.

Kjo pasi ka dhënë dorëheqjen gjyqtari Ilir Panda dhe në vendin e tij mësohet të jetë caktuar gjyqtari tjetër, Sandër Simoni.

Ilir Panda rezulton në konflikt interesi, pasi ka lidhje familjare me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkaq pritet të caktohen dhe dy anëtarët e tjerë të kësaj çështjeje.