Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi në banesën e tij në fshatin Trush u gjetën 4 armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shkodrës, pas administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, në kuadër të goditjes së paligjshmërive dhe garantimit të rendit e sigurisë publike.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet R. M., policia sekuestroi 1 automatik, 1 pushkë, 2 armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni. Armët u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.