Goditje e klubit bardhezi në merkato, zyrtarizon lojtarin që i kishte përfunduar kontrata në qershor.Juventusi ka marrë Zeki Çelik. Anësori turk, pa kontrta që nga 30 qershori, dukej një hap larg rinovimit me Romën, por një blitz i bardhezinjve ndryshoi situatën. Mbrojtësi anësor tashmë është zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka firmosur një kontratë me futbollistin Mehmet Zeki Çelik. Juventusi ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029 me këtë futbollist”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit torinez.Çelik ka një eksperiencë të gjatë mes Francës dhe Italisë. Ai ka luajtur 4 sezone me Lille, ku ka fituar një titull dhe Superkupën e Francës. Në 2022-shin u transferua te Roma, ku është përshtatur me ritmin e Serisë A, duke konsoliduar edhe pozicionin e tij në kombëtaren e Turqisë.