Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një rishikimi të madh të politikës klimatike.

Reformat do të lehtësojnë rregullat e sistemit të tregtimit të emetimeve ETS të bllokut për t’u dhënë bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit sesa ishte planifikuar më parë.

Ndryshimet e propozuara nënkuptojnë që disa industri mund të marrin leje emetimesh deri në vitin 2038, në vend të vitit 2034, me kusht që të angazhohen në investimet mbi dekarbonizimin.

“Ne po miratojmë një qasje më miqësore ndaj biznesit dhe, më lejoni ta them kështu, më të zgjuar”, tha komisioneri i BE-së për klimën, Wopke Hoekstra.

Propozimet ende duhet të miratohen nga vendet e BE-së, një proces që mund të zgjasë një vit.