Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë përgjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur në total 4 255 masa administrative për shkelje të ndryshme, si dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve udhëtonin në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.
Vëmendje e veçantë u është kushtuar parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, ku në akset nacionale janë ndëshkuar 1 331 shoferë. Ndërkohë, në zonat urbane janë vendosur 1 530 gjoba për parkime të gabuara, me mjetet ngritëse të Policisë që kanë larguar automjetet e bllokuara në korsitë e dedikuara dhe trotuare.





