Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





