Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali.
Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim më të specializuar por nuk ia ka dalë dot mbanë.
Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, Roland Nuri drejtues i mjetit “Foristrade” që u përfshi në aksident.
Ngjarja ndodhi teksa kamioni i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Njoftimi i plotë policor:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





