Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit.

Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta. Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë ekipet zjarrfikëse. Po ashtu  në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme. Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Përrenjasit.