Emigrantët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në Mynih në Gjermani, ku kanë protestuar kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Gjithashtu ata bënë thirrjet për llogaridhënie dhe transparencë. Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj.
Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.





