Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revoltës kundër Edi Ramës.
Kërkesa e qytetarëve është e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Më herët aktivistë dhe qytetarë i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.
Protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se qeveria, sipas tyre ka humbur besimin e qytetarëve.





