Ndryshime të reja në strukturën e Policisë së Shtetit. Mësohet se Neritan Nallbati është larguar nga posti i drejtuesit të Departamentit të Policisë Kriminale, pasi i ka përfunduar mandati në krye të këtij departamenti.
Pas largimit nga detyra, Nallbati është emëruar pranë Akademisë së Sigurisë.
Ndryshimet janë bërë dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është vendosur Arjan Muça.
Po ashtu, në ditët në vijim pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.





