Të shtëna me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, 1 gusht, pranë Urës së Milotit, ku një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër në lëvizje.

Sipas njoftimit të uniformave blu, nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes.

Policia bën të ditur se shërbimet e saj vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj“, njoftojnë blutë.