Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për dy motoristët që ishin raportuar të humbur në zonën e Majës së Jezercës.

Pas disa orësh kërkime në një terren të vështirë malor, ekipet e angazhuara arritën t’i lokalizojnë dy motoristët dhe t’i tërheqin në një vend të sigurt.

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim realizoi tërheqjen e tyre nga terreni, duke përmbyllur me sukses aksionin.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës.