Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës. Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë një feste të zhvilluar në ambientet e një jahti. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për motivin e ngjarjes.
Pas njoftimit për të shtënat, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Policia po merr deklarime dhe po kryen kontrolle për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa hetimet vijojnë.





