Me thirrjet “Nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 69-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Prej 69 ditësh qytetarë të mbledhur në protestë vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës, duke deklaruar se kjo kërkesë mbetet e panegociueshme dhe se do të vazhdojnë rezistencën deri në realizimin e qëllimit të tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Organizatorët deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga protesta.

Sipas tyre, lëvizja qytetare do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të ngritura prej tyre ndaj qeverisë.