Diego Armando Maradona lëshoi ‘sinjale alarmi’ që nuk u morën në konsideratë nga mjekët që kujdesesihm për të në shtëpi përpara vdekjes së tij në vitin 2020. Ai që e deklaroi këtë ishte mjeku ligjor Carlos Cassinelli në sallën e gjyqit gjatë procesit të 7 punonjësve shëndetësorë që akuzojen për neglizhencë që mund të kenë kontriubuar në ndarjen nga jeta të kampionit argjentinas.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë për shkak të insufiçencës kardiake dhe edemës polmonare akute, dy javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas Cassinelli-t, në ditët para vdekjes, ai kishte edemë në gjymtyrët e poshtme, ënjtje të gishtave, vështirësi në frymëmarrje, hipertension dhe një rrahje zemre jashtëzakonisht të lartë.

‘Askush nuk shkoi të shohë se nga se iu shkaktua ajo ënjtje-tha mjeku duke e përkufizuar si një rrezik potencialisht vdjekjeprurës

Po kështu, mjeku theksoi se gjendja e El Pibe De Oro ishin përkeqësuar në mënyrë progresive pas daljes nga spitali dhe kurimi në shtëpi i tij ishte një gabim. Sipas tij, Maradona kaloi 12 orë në agoni përpara se të vdiste. Të 7 të akuzuarit refuzojnë të marrin përsipër përgjegjësinë dhe deklarojnë se Maradona që ka pasur probleme me varësinë nga kokaina dhe alkooli vdiq për shkaqe natyrale.