Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin pranë kabinës elektrike në fshatin Çorrush, Bashkia Mallakastër.
Flakët përshkuan rreth 1 hektarë sipërfaqe, ndërsa zjarri dëmtoi mbi 15 pemë ulliri shekullore.
Fatmirësisht, zjarri u fik në kohë dhe situata tashmë është nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.





