DASHI
Fillimisht mund të ndiheni pa shumë energji, pas disa ditësh të lodhshme në punë. Dashuria do t’jua përmirësojë ditën, falë afrimit dhe bashkëpunimit me partnerin. Yjet favorizojnë edhe beqarët.
DEMI
Mund të përballeni me shpenzime të papritura, ndaj rishikoni financat. Disa pengesa në punë do t’ju shqetësojnë, por qetësia do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në dashuri mungon pasioni dhe keni nevojë për pak relaks.
BINJAKËT
Tregohuni të duruar dhe mos lejoni që vonesat në punë t’ju nxjerrin nga vetja. Në çift rritet mirëkuptimi. Sinqeriteti dhe komunikimi i hapur do t’ju ndihmojnë të sqaroni çdo keqkuptim.
GAFORRJA
Do të jeni më konkretë dhe praktikë. Në punë ndiqni intuitën dhe përpiquni të mendoni pozitivisht. Çiftet mund të bëjnë plane për të ardhmen, ndërsa beqarët duhet të kuptojnë sinjalet e personit që pëlqejnë.
LUANI
Nuk do të jetë dita juaj më e mirë për sa i përket energjisë dhe karizmës. Në punë mund t’ju duhet ndihmë për zgjidhjen e një problemi. Në çift do të ndihet pak ftohtësi, por një bisedë e hapur mund të sjellë kompromisin.
VIRGJËRESHA
Do të vazhdoni të tregoheni të saktë në punë, por mund t’ju mungojë siguria e zakonshme. Në dashuri rriten pasioni dhe bashkëpunimi. Organizoni diçka të bukur për partnerin, ndërsa beqarëve u duhet më shumë guxim.
PESHORJA
Komunikimi do të jetë çelësi i kësaj dite. Në punë tregohuni bindës, por jo këmbëngulës. Në çift duhet të sqaroni një keqkuptim. Beqarët mund të tërheqin dikë falë mënyrës së tyre të të folurit.
AKREPI
Mund të ndiheni pa energji dhe motivim. Shmangni detyrat e rënda dhe, nëse është e mundur, ndani përgjegjësitë me të tjerët. Në dashuri duket se diçka nuk po funksionon, ndaj nevojitet më shumë komunikim.
SHIGJETARI
Ju pret një ditë e vështirë në punë, ndaj shmangni konfliktet e panevojshme. Partneri do t’ju dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Beqarët mund të përjetojnë momente romantike.
BRICJAPI
Në punë do të jeni të kujdesshëm dhe nuk do të bëni hapa të gabuar, pavarësisht pengesave që mund t’ju vendosin të tjerët. Marrëdhënia në çift hyn në një fazë pozitive, të mbështetur te besimi dhe respekti.
UJORI
Do të keni shumë ide të reja dhe novatore, të cilat mund të vlerësohen seriozisht në punë. Megjithatë, keni lënë pas dore marrëdhënien sentimentale. Përpiquni t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit.
PESHQIT
Mund të tundoheni nga një ofertë e re pune, por analizoni me kujdes avantazhet dhe disavantazhet përpara se të vendosni. Në dashuri ka hyrë rutina, ndaj surprizoni partnerin me diçka të veçantë.





