Një lëkundje sizmike është ndier pasditen e sotme në disa zona të vendit, përfshirë Lushnjën dhe Elbasanin.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:37, me magnitudë 3.8 dhe në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 1 kilometër në verilindje të Lushnjës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.