Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Parton kishte një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se gjashtë dekada dhe u kthye në një prej figurave më të dashura dhe më të njohura të muzikës në mbarë botën. Ajo u bë e famshme me hite si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”, ndërsa ishte gjithashtu aktore, producente dhe filantrope.

Vdekja e saj vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja kishte folur publikisht për gjendjen e saj shëndetësore. Në një intervistë të fundit, Parton tha se po kalonte “kohë të vështira” me shëndetin dhe se ishte ende në fazën e rikuperimit. Ajo kishte përmendur gjithashtu episode marramendjeje dhe dehidratimi, të cilat e detyruan të anulonte disa dalje publike.

Parton, e cila humbi bashkëshortin e saj Carl Dean në mars të vitit 2025 pas afro 60 vitesh martesë, kishte treguar se gjatë kujdesit për të kishte lënë pas dore problemet e saj shëndetësore.

Me një karrierë që nisi në vitet ’60, Dolly Parton la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë dhe kulturën amerikane, duke u shndërruar në një ikonë botërore të muzikës country.