Raheem Sterling përfundon në telashe të rënda me drejtësinë angleze.

Futbollisti i njohur është akuzuar zyrtarisht për ngasje të rrezikshme të makinës, posedim të oksidit nitroze (gazit të të qeshurit) dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkoolit apo lëndëve meqenëse pas një aksidenti me super-makinën e tij Lamborghini me vlerë 270 mijë funte.

Sipas raportimeve, ishin vetë drejtuesit e mjeteve të tjera në autostradë ata që njoftuan shërbimet e urgjencës, pasi panë makinën e futbollistit që lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme nga njëra korsie në tjetrën para se të përplasej.

Nga aksidenti nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira dhe askush nuk ka mbetur i lënduar. Sterling është udhëzuar të paraqitet përpara gjykatës më 15 shtator, ku nëse shpallet i fajshëm për ngasje të rrezikshme, mund të përballet me një dënim deri në 2 vite burgim.