Dy persona u vranë në një sulm të ndodhur më herët këtë të enjte në një shkollë private në zonën Gosen-Neu Zittau të Brandenburgut, raportoi gazeta lokale Märkische Allgemeine Zeitung.

Sipas gazetës, autori i krimit është arrestuar dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në vendngjarje.

I njëjti burim raporton se viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një burrë 30-vjeçar dhe se autori 19-vjeçar ishte ish-i dashuri i studentes.