Pas ngjarjes së rëndë në një hotel në Malin e Robit, ku një 18-vjeçar u dhunua dhe xhaxhai i tij u kap me kallashnikov pasi ishte nisur ne drejtim të personave që dhunuan nipin e tij, ka reaguar hoteli.

Në reagimin e tij, hoteli mohon pretendimin se 18-vjeçari nuk ishte paguar për punën. Sipas hotelit, ai kishte marrë pagesën për një muaj, pavarësisht se nuk kishte punuar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Hoteli thotë se konflikti u përshkallëzua pas njoftimit të kamerierit se nuk do të vijonte punën dhe pretendon se ai kishte krijuar një situatë të tensionuar brenda hotelit.