Cremonese ka vendosur të ndryshojë stafin teknik, duke shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo.
Vendimi vjen pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa skuadra regjistroi sot një fitore në Kupën e Italisë.
Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Giampaolos nga drejtimi i ekipit të parë.
“Cremonese njofton se ka shkarkuar z. Marco Giampaolo nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Cremonese ka falënderuar trajnerin dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë periudhës së tyre në klub.
“Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punën e përditshme që nga mbërritja e tyre në Cremona”, vijon njoftimi.
Largimi i Giampaolos vjen në një moment të papritur, pasi pavarësisht rezultateve negative në kampionat, Cremonese arriti të sigurojë një fitore në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë.





