Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga flakët në një sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh.
Zjarri i ri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur.
Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të verifikojnë shkaqet e rënies së flakëve.
Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme, është nisur drejt Tërbunit për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll situatën.





