Një 25-vjeçar është arrestuar pranë shtëpisë së Kris Jenner në Los Angeles, nën dyshimin për përson, i cili dyshohet se u pikas mbrëmjen e së hënës,ndjekje.
Sipas NBC4 Los Angeles, bëhet fjalë për Zhenwilliam Robson, i cili dyshohet se u pikas mbrëmjen e së hënës, 7 shtator, nga një roje sigurie pranë pronës së Jenner në Santa Monica. Personeli i sigurisë njoftoi autoritetet se Robson kishte tentuar të kontaktonte 70-vjeçaren disa herë edhe në të kaluarën.
Oficerët e arrestuan atë disa minuta më vonë, me akuzën e përndjekjes. Më pas, ai u akuzua edhe për shkelje të pronës dhe refuzim për t’u larguar nga prona private, një kundërvajtje.
Nuk dihet nëse Kris Jenner ndodhej në banesë në momentin e incidentit. As ajo dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë bërë deri tani ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.





