Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shtyrë një telefonatë të planifikuar me Presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, shtyrja është kërkuar nga pala gjermane dhe nuk lidhet me probleme në axhendë. Vendimi vjen pas komenteve të Trump për fitoren e AfD-së në Saksoni-Anhalt.
Presidenti amerikan e cilësoi rezultatin e AfD-së si një “mbrëmje vërtet të rëndësishme” dhe e lidhi rritjen e partisë me pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit. Në postimin në Truth Social, Trump përdori edhe shprehjen “MGGA”, “Make Germany Great Again”, të përshtatur nga slogani i tij “MAGA”.
Qeveria gjermane nuk konfirmoi nëse pikërisht këto deklarata çuan në shtyrjen e telefonatës. Berlini përsëriti qëndrimin e Merz se komentet dhe ndërhyrjet e huaja në politikën e brendshme gjermane nuk konsiderohen të përshtatshme.





