Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, ndërsa i shprehte edhe dashurinë e saj.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun HMP Manchester, shkruan The Sun.

Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë.

Gjykata u njoh me akuzën se Stowell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.

Në disa prej komunikimeve, ajo i shprehte ndjenjat e saj dhe e quante veten “princesha e tij e vogël”.