Me tensione është shoqëruar protesta që po mbahet në zonën e Durrësit të Ri, në rrugën “Vllazërimi”. Shkak i tensioneve është bërë bllokimi i qarkullimit, i cili ka sjellë revoltën e drejtuesve të automjeteve në atë zonë.

Një nga protestuesit, i cili u përfshi në debat, u shpreh: “Rrugën duhet ta bllokojmë çdo ditë. Më është përmbytur shtëpia tre herë. Jemi hallexhinj, ndërsa kryeministri po vete 30 mijë euro.”

Protesta e banorëve vijon ende dhe po monitorohet nga efektivët e policisë.