Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

1
2