Në shtatë vjet, 260 mijë familje kanë përfituar nga Bonusi i Bebes, skema që mbështet lindjet me pagesa nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë.

Por, ndërsa Shqipëria përballet me rënie të fortë të lindjeve, modeli aktual mbetet i përqendruar kryesisht te ndihma e menjëhershme pas lindjes.

Shërbimi Social Shtetëror konfirmon se po vlerësohen skenarë për ristrukturimin e skemës dhe forcimin e mbështetjes për familjet me fëmijë.