Vlerat e transferimit të lojtarëve kanë arritur çmime marramendëse edhe për futbollistë të cilët shpeshherë shihen si “mesatarë” nga opinioni i përgjithshëm. Dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë edhe vetë futbollistët.
Duke folur për transferimin e Ajub Bouadi nga Lila te Mançester Siti për 100 milionë paund, futbollisti belg Thomas Munie, i cili është pjesë e Sandërlendit, nuk është kursyer në kritikën e tij, edhe pse vlerëson 18-vjeçarin me të cilin ka luajtur në një skuadër në sezonin e kaluar në Francë.
“Ajub është një lojtar i pabesueshëm. Por nuk ia vlen më të flitet për para, pasi tashmë nuk ka asnjë lloj logjike. Mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paund dhe një lojtar shumë të fortë për 20 milionë. Asgjë nuk ka më kuptim”, tha ai në intervistën e tij për “The Athletic”.





