Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incident me të shtëna në një dyqan në lagjen Fatih të Stambollit, një zonë turistike e njohur në metropolin turk.

Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes pronarit të dyqanit dhe një klienti.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara të mediave, grindja dyshohet se ka ndodhur në një këmbim valutor.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendngjarje, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Agjencia private e lajmeve DHA publikoi foto që tregonin një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.