Dëmtimi në ligamentet në gju të Kamil Grabarës ndez sirenat e alarmit te Juventusi përsa i përket portës me bardhezinjtë që e shohin veten pa një portier si zëvendës të Vicarios. Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit bardhezi dhe trajneri Luciano Spalletti po vlerësojnë opsionet në dispozionin për të plotësuar vendin e portierit të dytë në muajt e ardhshëm.
Lëvizja e parë, siç e do logjika të çon te burimet e brendshme; Carlo Pinsoglio do të marrë rolin e portierit të dytë, ndërsa edhe 17 vjeçari Riccardo Radu që aktualisht është titullar i Juve Next Gen do t’i shtohet skuadrës së parë.
Gjatë pauzës për kombëtaret, Carnevali, Massara dhe Spalletti do të kuptojnë nëse do të vijohet me këta portierë deri në hapjen e merkatos dimërore apo të ndërhyjnë menjëhere duke hedhur sytë nga futbollistët që janë pa kontratë.
Por kjo hipotezë e fundit për portierët e lirë nuk ofron shumë zgjedhje. Mes profileve të shfaqura është ai i 37 vjeçarit brazilian Neto që është i lirë pas eksperiencës me Botafogon. Bëhet fjalë për të portier me eksperiencë dhe që e njeh ambientin bafrdhezi duke qenë se ka qenë pjesë e Juventusit në periudhën 2015-2017. Në orët e fundit u propozua edhe spanjolli Sergio Rico, por qëndrimi i tij jashtë fushave të lojës për një kohë shumë të gjatë pas një incidenti me kalë në 2023 ka krijuar dyshime shumë të forta për gjendjen atletike të tij në nivele të larta, pa harruar këtu faktin që në dy sezonet e tij në Al Gharafa në Katar ai ka luajtur 7 herë.
Kështu që për momentin linja më e akredituar e klubit është që t’i jepet besim i plotë dyshes Pinsoglio-Radu si zëvendës të Vicarios për pjesën e parë të sezonit. Kjo zgjedhje do të lejojë Juventusin të shtyjë çdo investim strukturor në merkaton e janarit, kur opsionet në dispozicion do të jenë më të shumta dhe pa kushtet aktuale.





