Një vatër zjarri është raportuar së fundmi në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës e një tjetër në fshatin Arshi Lengo në Gjirokastër.
Në Babicë flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe kanë prekur varrezat e zonës. Të favorizuara nga erërat e forta, zjarri rrezikoi dhe banesat në zonë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, rreziku është eliminuar.
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.
Ndërkohë në Gjirokastër, forcat e zjarrfikëses janë lajmëruar për një zjarri në hyrje të fshatit Arshi Lengo. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, u ndërhy menjëherë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit dhe rrezikimin e banesave. Deri më tani nuk raportohet për dëme.





