Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në qarqe.

Fokusi i takimit ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku u vra në mes të rrugës Artan Myrtaj.

Gjatë fjalës së tij, ministri Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës.

Po ashtu, raportohet se ai ka kërkuar që të krijohet një Task Forcë në këtë qytet.