Skena të frikshme u regjistruan dje në Skoci. Më 20 shtator u luajt pikërisht derbi Sëlltik-Rejnxhërs, ndërsa një autobus me tifozë të Sëlltik u përfshi nga flakët pas ndeshjes.

Dhjetra tifozë të Sëlltik që ndodheshin në autobus nuk patën dëmtime. Autobusi ndodhej pranë “Emirates Stadium” ku Rejnxhërs fitoi falë një goli.

Sëlltik kryeson me 2 pikë më tepër se Rejnxhërs. Bashkë janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.