Një 60-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, flakët e të cilit u përhapën duke djegur sipërfaqe toke dhe duke rrezikuar banesat përreth.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Partizani”, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa hetimet çuan në identifikimin dhe arrestimin e
Njoftimi:
Ndezi zjarrin në oborrin e banesës së tij, nga përhapja e të cilit u dogjën sipërfaqe toke dhe u rrezikuan banesat, arrestohet 60-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Partizani”, kishte rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve po digjeshin sipërfaqe toke dhe po rrezikoheshin banesat në afërsi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse.
Paralelisht me ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, u kryen veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.





