Europa duhet të forcojë me shpejtësi mbrojtjen ajrore, pasi Rusia pritet të vijojë aktivitetet e saj hibride gjatë muajve të ardhshëm. Kështu deklaroi ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken.
“Do të ketë më shumë veprime hibride kërcënuese në muajt e ardhshëm. Do të jetë një dimër i zi për Europën”, tha Francken gjatë samitit “Defence & Space”, të organizuar nga Euronews në Bruksel.
Ai theksoi se vendet europiane duhet të rrisin kapacitetet e mbrojtjes ajrore, të kenë rezerva më të mëdha dhe të shtojnë prodhimin.
“Duhet të forcojmë mbrojtjen tonë ajrore dhe të kemi më shumë rezerva, si dhe të rrisim prodhimin. Gjithçka duhet të ecë më shpejt”, deklaroi ministri belg.





