Publikohet raporti në lidhje me vdekjen yllit të basketbollit, Kobe Bryant dhe 8 viktimave të tjerë pas përplasjes së helikopterit më 26 janar.
Në raportin prej 180 faqësh thuhet se të gjithë viktimat humbën jetën për shkak të traumave të forta. Gjithashtu theksohet se piloti 50-vjeçar Ara Zobayan nuk ishte nën ndikimin e drogave apo alkoolit.
“Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina“, thuhet në raportin e autopsisë.
Së bashku me Bryant, atë ditë humbi jetën edhe vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë.
Të gjithë pasagjerët, dy prej të cilave shoqe ekipi të Gianna-s dhe, të afërm të tyre dhe një trajner ishin nisur drejt një turneu, ku Bryant ishte vendosur për të trajnuar.