Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini deklaroi në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, që jo vetëm kontaktet e ngushta të personave pozitivë me COVID-19 testoheshin, por edhe ato më të largëtit.
Por gazetarja Nisida Tufa i përmendi një rast konkret, atë të vëllait të deputetit Adriatik Alimadhi që ka deklaruar se nuk iu bë tampon pasi rezultoi pozitiv vëllai.
“Nuk e di rastin konkret, por di të them se hetimi epidemiologjik i të gjitha rasteve ka arritur në 80%, pra janë depistuar të gjitha kontaktet e ngushta, por edhe kontaktet e tjera të rrethit të parë apo të dytë i janë nënshtruar tamponit. Ndoshta vëllai i tij nuk ka qenë kontakt i ngushtë…dhe nuk është vlerësuar fillimisht”, u përgjigj Tomini.





