Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi me shifra të larta.
Sipas shifrave të publikuara nga univeristeti John Hopkins, në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 mijë e 420 raste të reja dhe 2231 të vdekur.
Në total, numri rasteve ka shkuar në 1,292,850, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 76,938.
Shifrat e rasteve dhe viktimave përfshijnë të gjitha shtetet e SHBA-së, rrethin e Columbias dhe rastet nga riatdhesimet.





