Ka pësuar ulje numri i shifrave ditore të vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 213 persona. 44 më pak së një ditë më parë, duke shkuar në 26,070 numri total i vdekjeve.
Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve i cili kap shifrën 163,919.
Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.
Katër ishuj spanjollë ishin të parë që lehtësuan masat që prej ditës së hënë 4 maj, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë.





