Në Itali numri i viktimave ditore nga koronavirusi pësoi një rritje të lehtë. Në vendin fqinjë u regjistruan 236 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Italia ka regjistruar 29.315 viktima në total. Pavarësisht se zbutja e kurbës duket një mision i vështirë, Italia është në rrugë të mbarë.
La Repubblica shkruan se është regjistruar vetëm një rast i ri për çdo 50 tampona të kryer, një rekord më vete ky.
Edhe numri i infeksioneve të reja është vetëm 1075, më i ulëti që prej 10 marsit. Ky numër është në rënie konstante prej 5 ditësh. Bilanci tashmë është 213 mijë të infektuar, nga të cilët 85.231 të shëruar.
Tashmë Italia nuk është më vendi me më shumë viktima në Europë, pasi ‘stafetën’ ia mori Britania.





